Peskov: Do të merren të gjitha hapat për të mbrojtur interesat e Rusisë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, duke theksuar se sanksionet e reja të SHBA-ve i shohin si hap i paligjshëm dhe i dëshpëruar, tha se “Do të merren të gjitha hapat për të mbrojtur interesat e Rusisë. Askush mos të dyshojë nga kjo”.

Peskov bëri vlerësime për gazetarët në lidhje me miratimin nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trumpi, të projektligjit që zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Ai duke theksuar se sanksionet e reja i shohin si hap i paligjshëm dhe i dëshpëruar, tha se “Të gjithë shtetet duke përfshirë edhe Iranin, do të mundohen që të mbrojnë interesat e tyre kundër këtyre sanksioneve të paligjshme. Duhet të kuptohen këto”.

Peskov tërhoqi vëmendjen në atë se askush nuk duhet të dyshoj se edhe Rusia do të bëjë atë që është e duhur për të mbrojtur interesat e saj. “Pas sanksioneve, do të vazhdojmë që të jemi një partner i besueshëm edhe për sigurinë energjetike të Evropës”, u shpreh Peskov.

Ndërkohë kryeministri i Rusisë, Dimitriy Medvedev, në një deklaratë që bëri dje, duke theksuar se nuk ka mbetur mundësi që të përmirësohen marrëdhëniet me SHBA-të pas miratimit të sanksioneve të reja ndaj Rusisë, kishte thënë se “SHBA-të me këtë hap filluan një luftë të plotë tregtare kundrejt Rusisë”.

Sanksionet e reja janë në fuqi

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje njoftoi se për hir të “unitetit kombëtar” ka nënshkruar projektligjin e miratuar në Kongres që parasheh sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, edhe pse shprehu kundërshtime të mëdha ndaj dispozitave të tij, duke e cilësuar atë si “tejet të mangët”. Projektligji i miratuar parasheh që hapat e mundshme të Trumpit për heqjen ose ndryshimin e sanksioneve ndaj Rusisë t’i nënshtrohen votimit në Kongres.

Sipas kësaj, afati i borxhit të bankave ruse që gjenden nën sanksionet e SHBA për institucionet perëndimore financiare është zbritur prej 30 ditë në 14 ditë, ndërsa afati i borxhit të kompanive të naftës dhe gazit rus prej 90 në 60 ditë.

Gjithashtu me sanksionet e reja mundësohet që të gjobiten kompanitë e shteteve anëtare të BE-së, si Gjermania, Franca, Holanda dhe Austria të cilët marrin pjesë në ndërtimin e projekteve të gazit siç është projekti i gazsjellësit Nord Stream II (Rrjedha e Veriut) e Rusisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne