Peskov: Vendimi i Iranit, rezultat i hapave të pamenduara të SHBA-ve

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se pezullimi i pjesshëm i angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore është rezultat i hapave të pamenduara të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peskov i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vendimin e Iranit për të pezulluar pjesërisht angazhimet e tij në marrëveshjen për programin bërthamor.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se vendimi i Iranit është rezultat i tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, Peskov theksoi se, “Presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur vazhdimisht për rezultatin e hapave të pamenduara që Washingtoni ka hedhur kundrejt Iranit. Ne shohim se pasojat e kësaj kanë filluar të dalin”.

Për të vazhduar zbatueshmërinë e marrëveshjes, Peskov tha se diplomatët rusë duke përfshirë edhe ato evropianë vazhdojnë të mbajnë kontakte me partnerët e tyre.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, njoftoi se ata kishin pezulluar disa nga angazhimet e tyre në kuadrin e marrëveshjes bërthamore dhe se u kanë dhënë palëve të marrëveshjes një afat 60 ditë për të marrë masa në mbrojtje të interesave të Iranit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne