Pëson atak kardiak duke i dhënë makinës, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi një 59-vjeçar ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është plagosur lehtë. Makina me të cilën ata lëviznin ka dalë nga rruga në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa mësohet se viktima është Rami Merja.

Burime policore thanë se ora shënonte rreth 12:20, kur Rami Merja bashkë me bashkëshorten sapo dolën nga banesa dhe hipën më makinën tip “Volkswagen”.

Dyshohet se 59-vjeçari ka pësuar atak kardiak në timon dhe për rrjedhojë automjeti ka dalë nga rruga. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne