Pëson defekt autobusi, bllokohen në trafik protestuesit

Pëson defekt autobusi i linjës Qendër-Laprakë në rrugën Tiranë-Kamëz. Për pasojë qarkullimi i mjeteve është bllokuar për disa minuta.

Prej kësaj situate është shkaktuar një situatë kaotike në trafik, duke nervozuar dhe protestuesit që po vijnë drejt kryeqytetit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë mbërritur brenda pak minutave, ndërsa është bërë e mundur edhe ndezja dhe largimi i autobusit nga rruga, për të liruar qarkullimin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne