Pëson infarkt në stadium, ndërron jetë kryebashkiaku i Rrogozhinës

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Infarkti i ka marrë sot jetën kryebashkiakut socialist, në moshën 52-vjeçare.

Memolla kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen Korabi-Egnatia.

Gjatë pushimit të ndeshjes, ai është ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai është dërguar me urgjence në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Memolla mbante postin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, prej 30 qershor të 2019./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne