Peter Kuznick: Historia e patreguar e krimeve amerikane të luftës (3)

62 njerëzit më të pasur në botë janë të gjithë bashkë më të pasur se 3.6 miliardë të varfër në të gjithë botën. Kjo është një situatë e pështirë. Në këtë botë me burime të shumta dhe të ndryshme nuk ka asnjë arsye që ende të ekzistojë kjo varfëri dhe uri.

Edu Montesanti: Si e shihni politikën amerikane veçanërishtnë rastin e Kubës që pas Revolucionit Kuban dhe në përgjithësi ndaj Amerikës Latine që nga Lufta e Ftohtë?

Peter Kuznick: Nga vitet 1890 deri në vitin 1959 kur ndodhi edhe revolucioni, Shtetet e Bashkuara kontrollonin plotësisht ekonominë dhe politikat kubane. Një gjë e këtillë i shërbente investitorëve batista të SHBA-së. SHBA-jaka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në çështjet e brendshme tëAmerikës Latine ndërmjet viteve 1890 deri në vitet 1933 dhe një gjë të këtilla ka filluarta shpeshtojë përsëri në vitet 1950. Castro përfaqësonkrisjen e parë të madhetë këtij cikli të vazhdueshëm.

Shtetet e Bashkuara kërkonin që ta shkatërronte Castron dhe gjithashtu të siguroheshin që askush tjetër në Amerikën Latine nuk do të ndiqte shembullin e tij. Megjithatë dështuan në një përpjekje të këtillë. Nuk arriti që ta asgjësonte revolucionin e tij, megjithatë bëri të mundurqë ky revolucion të mos kishte sukses në aspektin ekonomik apo do të krijonte demokracinë e popullit për të cilën ishin krijuar shumë shpresa.

Megjithatë, pavarësisht kësaj revolucioni ka pasur sukses në shumë çështje të tjera. Po kështu, revolucioni ka arritur të mbijetojë gjatë gjithë Luftës së Ftohtë dhe deri më tani. Ai ka frymëzuar revolucionarë të tjerë në Amerikën Latine, pavarësisht nga të gjitha skuadrat të vdekjes të mbështetura nga SHBA-ja dhe të trajnuara prej saj që kanë patrulluar në kontinent, duke lënë qindra mijëra të vdekur në pragune vendeve të tyre.

Shkolla Amerikane për kontinentin Amerikan (The U.S. School for the Americas) ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në trajnimin e liderëve të skuadrave të vdekjes. Hugo Chavez dhe të tjerë kanë vazhduarrrugën e frymëzimit të majtë të Fidelitnë gjithë Amerikën Latine. Megjithatë,gjatë viteve që lamë pas kemi parëshumë udhëheqës progresivë që janë rrëzuar.

Aktualisht, Dilma Rouseff është duke luftuar në një luftë jetë a vdekje, megjithatë Evo Morales dhe Alvaro Garcie Linera në Bolivi po qëndrojnë krenarë dhe të palëkundur për t’i rezistuar dhe bërë ballëpërpjekjeve të Uashingtonit për të dominuar përsëri rajonin dhe për të shfrytëzuar Amerikën Latine. Megjithatë, në të gjithë Amerikën Latine, udhëheqësit progresivë ose janë rrëzuar nga pozicionet e tyre ose po dobësohen gjithnjë e më shumënga skandalet. Neoliberalët e mbështeturë nga Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm edhe një herë për të shkatërrojnë dhe vjedhin ekonomitë lokale në interes të kapitalistëve të huaj dhe atyre vendas. Kjo nuk është një pamje mjaft e bukur. Njerëzit do të vuajnë pa masë, ndërsa shumë pak do të pasurohen.

Edu Montesanti: Profesor Kuznick, sipas hulumtimeve tuaja, kush e ka vrarë presidentin John Kennedy? Cilat janë interesat që qëndronin pas kësaj vrasjeje të madhe?

Peter Kuznick: Oliver ka bërë një film të mrekullueshëm në lidhje me vrasjen e Kennedy: “JFK”. Për këtë arsye nuk menduam se nuk ishte e nevojshme t’i rishikojmë këto çështje në librat dhe dokumentarët tanë. Ne jemi përqëndruar më shumë në atë që humbi njerëzimi kur Kennedy u vodh prej nesh. Ai kishte arritur të zhvillohej jashtëzakonisht gjatë kohës së tij të shkurtër në detyrë.

Ai e filloi mandatin e tij presidencial si një partizan i Luftës së Ftohtë. Mejgithatë, deri në fund të jetës së tij, duke ndjekur mësimet e nxjerra gjatë dy viteve të para të administratës së tij dhe duke u ndëshkuar nga kriza e raketave të Kubës, ai dëshironte me dëshpërim qët’i jepte fund Luftës së Ftohtë dhe racës së armëve bërthamore. Siç është shprehur edhe Robert McNamara, sikur ai të jetonte më tepër bota do të kishte qenë krejtësisht ndryshe.

Mund ta tërhiqte SHBA-në nga Vietnami. Në këtë mënyrë edhe shpenzimet ushtarake do të kishin rënë ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara dhe sovjetikët do të kishin hulumtuar mënyra të tjera për të punuar së bashku. Gara e armëve do të ishte transformuar në një garë paqeje. Megjithatë, ai kishte armiqtë e tij në komunitetet ushtarake dhe të shërbimeve të inteligjencës si dhe në sektorin ushtarak të ekonomisë.

Po kështu, ai urrehej gjithashtu edhe nga segregacionistët jugorë, mafia dhe komuniteti reaksionar që kishte mërguar nga Kuba. Megjithatë, mundësitë që ata që fshihen pas vrasjes së tij të kenë qënë nga rradhët e ushtarakëve dhe të shërbimeve të inteligjencës janë më të mëdha.

Ne nuk e dimë se kush e bëri atenatin, megjithatë dimë se në interesat e kujj ka shërbyer kjo vrasje. Duke pasur parasysh të gjitha boshllëqet që ekzistojnë në versjonin zyrtar të detajuar nga Komisioni Warren, është e vështirë të besohet se Lee Harvey Oswald ka vepruar i vetëm dhe se ky plumb magjik ka bërë gjithë këtë dëm.

Edu Montesanti: A mendoni se imperializmi i SHBA-së kundër rajonit aktualisht, veçanërisht sulmet ndaj vendeve progresive janë në thelb e njëjta politikë qëështë ndjekur gjatë Luftës së Ftohtë?

Peter Kuznick: Unë nuk mendoj se SHBA-ja dëshiron një luftë të re të ftohtë me një rival të vërtetë që mund të konkurrojë në rang botëror. Ashtu siç kanë shpallur edheneokonservatorët pas rënies së Bashkimit Sovjetik, SHBA-ja me të vërtetë dëshiron një botë unipolare në të cilën ka vetëm një superfuqi dhe nuk ekzistojnë rivalë.

Vendet progresive kanë më pak aleatë të mëdhenj sot se sa kishin gjatë Luftës së Ftohtë. Rusia dhe Kina sigurojnë njëfarë balancimi përballë SHBA-së, megithatë ato nuk janë vende me të vërtetë progresive që sfidojnë rendin kapitalist botëror. Të dyja këto vende kanë shqtësimet e tyre nga problemet e tyre të brendshme dhe pabarazitë që ekziston në vendet në fjalë.

Ekzistojnë pak modele demokratike socialiste në botë prej të cilavemund të merret shembull. SHBA-ja ka arritur të shkatërrojë dhe sabotojë shumicën e qeverive të mendimit përparimtar dhe vizionar. Hugo(Chavez), pavarësisht gjitha problematikave të tij, ishte një model i tillë. Ai arriti gjëra të mëdha për të varfërit në Venezuelë. Megjithatë, nëse shikojmë se çfarë po ndodh aktualisht në Brazil, Argjentinë, Honduras, gjendemi përballë një pamjeje shumë të trishtë.

Një valë e re revolucionare nevojitet në të gjithë botën e tretë me liderë të rinj të angazhuar për çrrënjosjen e korrupsionit dhe luftën për drejtësinë shoqërore. Unë jam personalisht i emocionuar përsa i përket zhvillimeve më të fundit në Bolivi, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit.

Edu Montesanti: Si e vlerësoni të ketë ndikuar kultura e Luftës së Ftohtë aktualisht në shoqërinë amerikane dhe atë botërore? Çfarë roli luajnë në këtë perceptim regjimi i Washingtonit dhe mediat kryesore?

Peter Kuznick: Mediat janë pjesë e këtij problemi. Ata kanë shërbyer gjithnjë për të shkëputur vëmendjen sesa për të edukuar dhe ndriçuar shoqërinë. Ata nxisin ndjenjën se ka rreziqe dhe armiq që përgjojnë kudo, por ato nuk ofrojnë asnjë zgjidhje pozitive në këmbim.

Si rezultati gjithë kësaj, njerëzit duke të shtyrë nga frika që ndjejnë reagojnë në mënyrë irracionale. Ish-nënpresidenti amerikan, Henri Wallace, një nga vizionarët kryesorë të Amerikës në shekullin e 20, iu përgjigj kështu fjalimit të Perdes së Hekurt qëWinston Churchill pati mbajtur në vitin 1946 duke paralajmëruar se, “Burimi i të gjitha gabimeve tona është frika … Në qoftë se këto frika vazhdojnëtë kultivohen, do të vijë dita kur fëmijët dhe nipërit tanë do të paguajnë për këto frika me lumenj të mbushur me gjakun e tyre… Duke u ndikuar nga frika, kombet e mëdha kanë vepruar si ato kafshët e zëna në qoshe, duke menduar vetëm për mbijetesën e tyre.”

Kjo situatë vepron gjithashtu edhe në nivelin personal, ku njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë liritë e tyre për të arritur një siguri më të madhe kombëtare. Një gjë të këtillë e kemi pamë të funksionojënë SHBA pas sulmeve të 11  shtatorit. Të njëjtën gjë po e shohim të ndodhë tani në Francë dhe Belgjikë.

Bota po lëviz për në drejtimin e gabuar. Pabarazia po rritet gjithnjë e më shumë. 62 njerëzit më të pasur në botë janë të gjithë bashkë më të pasur se 3.6 miliardë të varfër në të gjithë botën. Kjo është një situatë e pështirë. Në këtë botë me burime të shumta dhe të ndryshme nuk ka asnjë arsye që ende të ekzistojë kjo varfëri dhe uri në votë. Në këtë botë mediat duhet tëshërbejnë për shumëqëllime të rëndësishme, ndërkohë që qëllimi më elementar nga të gjitha është përcjellja e informacionit të nevojshëm për t’u marrë mga njerëzitpër të cilin kanë nevojë për të ndryshuar shoqëritë e tyre dhe botën.

Në vend të kësaj, mediat në vend e lartësojnë edhe më sumë frikën e njerëzve në mënyrë që ata të pranojnë regjimet autoritare dhe zgjidhjet ushtarake për zgjidhjen e problemevepavarësisht se në të vërtetë një gjë e këtillë nuk është e nevojshmë dhe të parashtojnë njëlloj argëtimi të pamenduëshëm për të larguar njerëzit nga problemet e vërteta dhe për të narkotizuar njerëzit që të humbin ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë.

Një gjë e këtillëpërbën veçanërisht një problem të madh në Shtetet e Bashkuara ku shumë njerëz besojnë se ekziston një shtyp “i lirë”. Aty ku ka një shtyp të kontrolluar, njerëzit mësojnë t’i qasen medias me skepticizëm. Megjithatë, kur vjen puna tek Amerika shumë amerikanë mendjemprehtë nuk i kuptojnë format më delikate të manipulimit dhe mashtrimit që bëhet në mediat e tyre.

Në SHBA, mediat kryesore shumë rradhë ofrojnë perspektiva që shkojnë në të njëjtën vijë me të menduarit konvencional. Për shembull, jam duke u intervistuar vazhdimisht nga mediat kryesore në Rusi, Kinë, Japoni, Evropë dhe gjetkë, megjithatëshumë rradhë më është ofruar mikrofoni nga mediat në Shtetet e Bashkuara.

Po kështu, edhe kolegët e mi progresivë nuk ftohen në emisione që zhillohen në mediat kryesore në SHBA. Për këtë arsye mund të themi se ekziston një masë e caktuar e lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara, por kjo liri është dëmtuar nga qeveria, po aq sa është dëmtuar nga vetëcensurimi dhe lënja në heshtje e zërave progresivë.

Edu Montesanti: Çfarë mendimi keni në lidhje me idenë se “Lufta kundër Terrorit” dhe madje edhe “Lufta kundër Lëndëve Narkotike” e SHBA-së – veçanërisht përsa i përket Amerikës Latine – janë mënyra të reja që Shtetet e Bashkuara kanë gjetur për të zëvendësuar Luftën e Ftohtë dhe kështu të mund të zgjerojnë fuqinë e tyre ushtarake dhe dominimin e mëtejshme tëbotës?

Peter Kuznick: SHBA-ja i ka refuzuar metodat e regjimeve të vjetra koloniale. Ajo ka krijuar një lloj të ri të perandorisë së saj ku gjenden tëtë përfshirë nga 800 deri në 1000 baza ushtarake jashtë vendit, me anë të të cilave forcat speciale amerikane veprojnë në më shumë se 130 vende në gjithë botën.

Në vend të forcave pushtuese që përbëhen nga ushtri të mëdha tokësore, që kanë provuar të mos funksjonojnë njësoj nga një vend në një vend tjetër, SHBA-ja vepron në mënyra më të fshehta dhe me më pak mundësi për të nxjerrë probleme. Metoda më e preferuar e vrasjes për Obamënishin me anë të droneve.

Ekzistojnë dyshime në lidhje me ligjshmërinë e medotave të këtilla si dhe si metoda ato prodhojnë rezultate të dyshimta. Këto metoda me siguri janë efektive në vrasjen e njerëzve, megjithatë ka shumë dëshmi që bëjnë të qartë se për çdo “terrorist” që ata vrasin, ata krijojnë 10 terroristë të tjerëtë sjellë nga vendet e tyre.

Lufta kundër terrorit që SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë zhvilluar gjatë këtyre 15 viteve të fundit vetëm sa ka krijuar më shumë terroristë. Zgjidhjet ushtarake rrallëherë arrijnë të funksjonojnë. Është e nevojshme që të ndërmerren qasje të ndryshme dhe ata duhet të fillojnë me rishpërndarjen e burimeve të botës në mënyrë që njerëzit të duan të jetojnë më shumë se sa të vrasin e të vdesin. Njerëzit kanë nevojë për shpresë.

Njerëzit kanë nevojë që të krijojnë një ndjesindërlidhjeje. Ata duhet të besojnë se një jetë më e mirë është e mundur për ta si dhe për fëmijët e tyre. Shumë njerëz ndihen të pashpresë dhe të tjetërsuar nga vetet e tyre. Dështimi i modelit sovjetik ka prodhuar një vakum në vendin e vet. Ashtu siç Marx kishte paralajmëruar kohë më parë, Rusia ishte shumë mbrapa përsa i përket aspektit kulturor dhe ekonomik për të shërbyer si një model për zhvillimin socialist në rang global.

Edhe hegjemonia e SHBA-së epërforcon këtë gjë. Megjithatë, SHBA-ja ka shumë pak gjëra pozitive për t’i ofruar botës. Brezat e ardhshëm do të shikojnë prapa në histori në këtë periudhë të“Pax Amerika” jo si një periudhë të ndriçimit, por si një lufte e vazhdueshme dhe një pabarazi gjithnjë e më shumë në rritje.

Demokracia është një gjë e mrekullueshme në parim, megjithatënuk ofron në praktikë. Dhe aktualisht, duke qënë se gjendemi përballë kërcënimit bërthamor që po intensifikohet gjithnjë e më shumë si dhe ndryshimeve klimatike kërcënojnë ekzistencën e ardhshme të njerëzimit, e ardhmja mbetet e pasigurtë. SHBA do të vazhdojë të mbështetet tek luftërat kundër terrorit dhe luftërat kundër lëndëve narkotikepër të ruajtur pabarazinë, gjë të cilën George Kennan e përshkruajti 68 vjet më parë.

..

Nuk na ka mbetur shumë kohë. Koha po kalon shpejt. Rruga para nesh nuk është aspak e lehtë. Megjithatë mund ta kalojmë edhe këtë dhe do ta kalojmë.

Burimi: Global Research / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne