Petrit Vasili kërcënon Bashën: “Unë di shumë të vërteta për sh.p.k-në tënde

Pas akuzave të forta që kryedemokrati Basha adresoi nga mitingu i Krujës ndaj ish­kreut të LSI­së Ilir Meta dhe deklaratës se ai duhet t’ja lërë Vasilit humbjen e LSI ka ardhur reagimi i fortë i këtij të fundit.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Vasili iu pergjigj “dhëmbë për dhëmbë” Bashës, duke i kujtuar se ai di shumë të vërteta per shpk­te e tij dhe shumë të vërteta të tjera, duke i adresuar edhe një ftesë direkte: të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Reagimi i Vasilit

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë. E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-­së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk­ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne