Petrit Vasili: SPAK të dërgojë në burg Ramën për borxhin publik kolosal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi sërish për çështjen e borxhit publik në vend. Ai kërkoi që SPAK të dërgojë në burg qeveritarët për këtë krim.

“SPAK të dërgojë pas hekurave qeveritarët për krimin ekonomik kolosal të borxhit publik!!

Çfarë presin më?

Që katastrofa ekonomike të shkatërrojë gjithçka.

A ka ndokush ndonjë dileme se kjo qeveri mund të ndalë katastrofën?

A ka dyshim ndonjë se qeveria vetëm rëndon e thellon ajo vetë krizën?”-Shkruan Vasili në rrjetet sociale.

POSTIMI:

SPAK të dërgojë pas hekurave qeveritarët për krimin ekonomik kolosal të borxhit publik!!

Çfarë presin më?

Që katastrofa ekonomike të shkatërrojë gjithçka.

A ka ndokush ndonjë dileme se kjo qeveri mund të ndalë katastrofën?

A ka dyshim ndonjë se qeveria vetëm rëndon e thellon ajo vetë krizën?

A ka ndokush pikëpyetje se korrupsioni shkatërrimtar, koncesionet dhe pastrimi i parasë i kësaj qeverie na shtyn vetëm drejt greminës ekonomike?

A ka më ndonjë që e vë në dyshim rritjen katastrofike të borxhit publik për shkak të menaxhimit kriminal të krizës nga qeveria?

A ka ndonjëri mundësi të mohojë batërdinë me tendera korruptivë edhe në kohën e pandemisë?

A ka ndonjë që ka kurajë që të mohojë menaxhimin skandaloz të pandemisë, që jo vetëm amplifikoi pandeminë mjekësore, por shkaktoi edhe pandeminë aktuale ekonomike?

Sot niveli i borxhit publik është në shifra të frikshme dhe rrënuese.

Borxhi i ka kaluar me kohë 90% dhe ai nuk deklarohet, fshihet dhe shpërdorohet në mënyrë kriminale nga qeveria dhe kryeministri i rilindjes.

Përgjegjësia për këtë situatë bie vetëm mbi qeverinë dhe Edi Ramën.

Ç’pret SPAK që nuk lëviz për këtë krim ekonomik të përmasave kolosale që përfaqëson borxhi publik dhe që mund të kolapsojë vendin brenda pak ditësh?

Hetimi dhe nxjerrja e përgjegjësive penale për borxhin publik sot është mision kombëtar.

SPAK nuk mund të fshihet më pas arrestimit të komisionerëve të vdekur, por duhet t’i kthehet detyrës, ndryshe shndërrohet ne bashkëfajtor dhe do të ulet një ditë në bankën e të akuzuarve bashke me ish-qeverinë rilindase.s/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne