Pezullimi i eksportit të armëve gjermane në Arabinë Saudite

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i jashtëm gjerman Haiko Mass në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij spanjoll ka thënë se qeveria gjermane ka ndaluar zyrtarisht eksportin e armëve në Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Xhemal Khashoghi.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë  ka bërë të ditur se qeveria gjermane ka marrë vendim për mos lëshimin e asnjë licence të re për eksportin e armëve në Riad si dhe ka anuluar të gjitha licencat e lëshuara më parë. Massi ka theksuar se aktualisht nuk transportohet asnjë lloj i armëve në Arabinë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne