Pezullohen 59 leje drejtimi

Policia Rrugore e Shqipërisë po vazhdon punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të kodit rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Sipas Policisë, në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.628 raste, nga këto 310 raste për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 456 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 354 për parakalim të gabuar, 76 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 33 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

“Janë pezulluar 59 leje drejtimi nga këto 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 35 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për mosrespektim semafori përsëritës për herë të tretë, 3 për qarkullim në sens të kundërt”, thuhet në njoftimin e Policisë./ Almakos

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne