Pezullohen lejet në burgun e Drenovës, i dënuari për trafik droge bëhet shkak

Shtetasi Hisni Myrtishi, është bërë shkak që burgu i Drenovës të anullojë lejet për të burgosurit. Prej një muaji i dënuari për trafik lëndësh narkotike, mori leje nga drejtoria, dhe më pas nuk është kthyer më në ambientet e burgut.

Pasi ka marrë leje nga IEVP e Korçës, Myrtishi ka shkuar në shtëpinë e tij, por nuk është rikthyer në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, pas përfundimit të afatit.

Pas këtij rasti, janë penalizuar të dënuarit e tjerë në burgun e Drenovës, pasi është vendosur pezullimi i lejeve. Hisni Myrtishi, të cilit i kishin mbetur edhe 2 vite burg për të shlyer, dyshohet se mund të jetë larguar ilegalisht në Maqedoni.

Sakaq, pas informacioneve të marra, policia shqiptare dhe ajo maqedonase janë vënë në kërkim të tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne