Pheniani: Izraeli, “trazues i paqes me sulme të paligjshme nën patronazhin e SHBA-së”

Koreja e Veriut ka akuzuar Izraelin se është “i vetmi posedues i paligjshëm” i armëve nukleare dhe se është kërcënim për paqen në Lindjen e Mesme, duke e kërcënuar Tel Avivin me një “dënim njëmijë-fish” pasi Ministri i Mbrojtjes së Izraelit e quajti udhëheqjen e Phenianit një “grup të çmendur dhe radikal.”

Në një intervistë me faqen e lajmeve hebraike Walla këtë javë, Avigdor Lieberman deklaroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është një “i çmendur” që drejton një “grup të çmendur dhe radikal”, i cili po “minon stabilitetin global”.

Pheniani “duket se e ka kaluar vijën e kuqe me testet e fundit bërthamore,” tha ministri i mbrojtjes së Izraelit, sipas Times of Israel.

Në përgjigje, Pheniani premtoi një “dënim njëmijë-fish për këdo që guxon të dëmtojë dinjitetin e udhëheqjes së tij supreme”, duke i quajtur vërejtjet e “ndyra të liga” të Liebermanit si pjesë e fushatës së Izraelit për të mbuluar krimet e veta.

Duke hedhur poshtë hipokrizinë e perceptuar, ministria e jashtme e Koresë së Veriut tha se, ndryshe nga Izraeli që është një “pengesë e paqes” në lagjen e tij, vendi i tyre ka të drejtë të kërkojë të parandalojë “agresionin amerikan”.

“Izraeli është i vetmi zotërues i paligjshëm i armëve nukleare në Lindjen e Mesme nën patronazhin e SHBA-së. Megjithatë, Izraeli u ankua për parandalimin bërthamor të DPRK-së, duke e shpikur atë, sa herë që i vinte rasti,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, siç citohet nga agjensia shtetërore KCNA.

Ndërsa Izraeli kurrë nuk ka konfirmuar apo mohuar publikisht posedimin e armëve nukleare, besohet universalisht se ai ka dhjetëra raketa dhe mban një politikë të paqartë se nuk do të jetë i pari që do t’i “fusë” ato në Lindjen e Mesme.

“Qasja e DPRK-së ndaj armëve bërthamore është ushtrimi legjitim i së drejtës së tij për vetëmbrojtje për të përballuar lëvizjet provokative amerikane për agresion, dhe forca bërthamore e DPRK-së është shpata e çmuar e drejtësisë që mbron fuqimisht paqen në gadishullin Korean dhe në rajon,” shtoi deklarata e Koresë së Veriut.

Pheniani vazhdoi ta quante Izraelin “fajtor për krime kundër njerëzimit” dhe një “pushtues” i cili kërkon të dominojë rajonin dhe të shtypë palestinezët.

Vërejtjet e Liebermanit shkaktuan kritika edhe në Izrael, me disa politikanë izraelitë që vunë në dukje se vendi i tyre ka mjaftueshëm armiq për të krijuar edhe më shumë me deklarata të tilla të pakujdesshme.

“Kemi mjaftueshëm armiq. Le të përqendrohemi tek ata,” tha deputetja Shelly Yachimovich e Bashkimit Sionist në Twitter.

“Ministri i bisedimeve po flet në mënyrë të papërgjegjshme për Korenë e Veriut. Dhe nuk ka asnjë kryeministër që të frenojë ministrat e ngathët dhe sjelljet e tyre,” shkroi ish-ministri i mbrojtjes Moshe Ya’alon në Twitter, raporton Times of Israel.

Tensionet tashmë të rritura në Gadishullin Korean u përshkallëzuan më tej të shtunën pasi Koreja e Veriut kreu edhe një test tjetër të dështuar të teknologjisë raketore balistike. Testi u krye pasi SHBA-ja nisi ushtrimet e përbashkëta detare me Korenë e Jugut menjëherë pasi grupi i transportuesve të avionëve të SHBA-së të udhëhequr nga USS Carl Vinson hyri në Detin e Japonisë.

Prej disa kohësh është spekuluar se edhe Pheniani është duke u përgatitur për të kryer testin e gjashtë bërthamor. Duke folur për Korenë e Veriut të shtunën, Trampi vuri në dukje se as Kina, as SHBA-ja nuk do e mirëprisnin një test bërthamor të Koresë së Veriut.

“Nuk do të isha i lumtur”, tha Trampi në një intervistë për CBS për Face the Nation të së dielës. Kur u pyet nëse testi i gjashtë bërthamor korean do të nxiste veprimtarinë ushtarake amerikane, Trampi u përgjigj: “Nuk e di. Dua të them, do të shohim.” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne