Piktori rus përlot prindërit në mbarë botën me krijimin e tij!

Piktori rus,Andrei Popov ka realizuar një pikturë në dukje të thjeshtë por kuptimi është shumë domethënës .

Siç është zakon që krah derës prindërit masin gjatësinë e fëmijëve ndër vite dhe e shënjojnë pas çdo matjeje,pikërisht këtë ka hedhur në letër edhe piktori.Por me një shtesë të vogël.

Këto shenja ai i ka vazhduar përtej derës duke krijuar iluzionin sikur fluturojnë.

Mesazhi?Një ditë je duke matur fëmijën tënd në mur ,ditën tjetër është rritur aq shumë sa është i zoti të fluturojë larg.

Kjo pikturë ka pasur një reagim në masë nga prindërit të cilët duket se janë prekur shumë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne