Piloti i ish-ushtrisë sovjetike i zhdukur 30 vjet më parë, gjendet i gjallë në Afganistan

Një pilot i ish-ushtrisë sovjetike u kërkon autoriteteve ruse ta ndihmojnë të rikthehet në vend, pasi kanë kaluar rreth 30 vjet nga rrëzimi i avionit të tij në Afganistan.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga agjencia Ria Novosti, ndërsa më pas është bërë kryetitull për të gjitha mediat ruse.

Një zyrtar i ushtrisë ruse, Vyacheslav Kalinin thotë se ka shumë mundësi që piloti Sergej Pantelyuk të ndodhet në Pakistan, ku janë vendosur të burgosurit sovjetikë të luftës.

Mendohet se piloti i ish-ushtrisë sovjetike është tashmë 60 vjeç.

Avioni i pilotit rus është rrëzuar në vitin 1987, gjatë luftës së Bashkimit Sovjetik që nisi kundër muxhahedinëve (1979-1989). Gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare, sipas shërbimeve sekrete ruse, janë goditur 125 avionë, nga ku në total, 300 ushtarë sovjetikë janë deklaruar të zhdukur. Që nga ajo kohë, rreth 30 janë rishfaqur dhe kthyer në atdhe.

E lindur dy muaj pasi i ati ishte nisur për në Afganistan, vajza e tij, Larisa ka treguar se nëna e saj nuk u martua kurrë, pasi priste kthimin e të shoqit.

“Mamaja ime mund të fliste për të pa lot në sy, vetëm pasi unë mbusha 16 vjeçe”, është shprehur ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne