Piloti turk përlot mësuesin e tij në aeroplan

Përderisa piloti ishte duke folur në drejtim të pasagjerëve zbuloi se njëri nga ta ishte mësuesi i tij Një pilot në linjat turke zbulon se një nga mësuesit që e kishte mësuar në shkollë është ne aeroplan Për derisa një aeroplan nga Turkish Airlines ishte duke fluturuar dhe brenda tij ishte çdo gjë në qetësi, piloti turk filloi të flasë nga altoparlantët e avionit për çka edhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë pasagjerëve.
Përderisa ai ishte duke folur në drejtim të pasagjerëve zbuloi se njëri nga ta ishte mësuesi, i cili dikur i kishte dhënë mësim atij dhe shumë gjeneratave të tjera për fluturim. “Këtu jam falë një personi që është këtu bashkë me neve, mirë që ekziston”, ishin disa prej fjalëve që i tha piloti. Mësuesi kur e kuptoi se po flitet për të, shpërtheu në lot e bashkë me të edhe pasagjerët tjerë. Në pamundësi për ta takuar vetë, piloti dërgoi stjuardesat duke i dhuruar mësuesit lule. Të gjithë punëtorët në fund dolën nga kabina për ta përshëndetur dhe përqafuar mësuesin e tyre.
https://www.facebook.com/Argumenti.org/videos/203758457209131/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne