PKK-ja merr goditje të rëndë

Organizata separatiste terroriste ka marrë goditje të rëndë brenda javës së fundit.

Njësi të Forcave të Armatosura Turke (FAT) në operacionet që zhvillojnë kundër organizatës terroriste PKK gjatë javës së fundit kanë neutralizuar gjithsej 46 terroristë, në mesin e të cilëve edhe dy që ishin pjesë e të ashtuquajturit “lidership” i organizatës.

Sipas informimit javor të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke ndërmjet datave 27 korrik-3 gusht kanë vazhduar pa ndërprerje dhe me konceptin e sulmit operacionet që zhvillohen në kuadër të “Ofensivës Antiterror”, e cila ka për qëllim pastrimin nga terroristët të provincave, ku bëjnë pjesë Hakari, Sirnak, Van, Bingol dhe Mus, të cilat bartin një rëndësi të madhe për arsye se organizata separatiste terroriste PKK i përdor ato si vende për strehim të përhershëm dhe rrugë për të kaluar kufirin.

Në këtë kuadër janë realizuar operacione të “shkallës së mesme” në nënprefekturën Bejtushebap (Beytüşşebap) dhe luginën Bestler Derele, Malin Xhudi (Cudi) dhe zonën Farashin (Faraşin) të Shërnakut (Şırnak), nënprefekturën Jyksekova (Yüksekova) të Hakarit, nënprefekturën Gyrpënar (Gürpınar) të Vanit, zonat Solhan të Bingëlyt (Bingöl) dhe Shenjajla (Şenyayla) të Mushit (Muş).

Në këto operacione janë neutralizuar 46 terroristë, në mesin e të cilëve gjendeshin edhe dy pjesë e të ashtuquajturit “lidership” i organizatës. Behtin Bilen, i njohur me kodin “Dijyar”, emri i të cilit bënte pjesë në listën me ngjyrë gri të personave në kërkim, njëherësh “përgjegjës i njësisë së marrëdhënieve publike për zonën Herekol”, u dorëzua vet, kurse Jëllmaz Kes (Yılmaz Kes), i njohur me kodin “Şahin”, emri i të cilit ndodhet në listën blu të personave në kërkim si “pseudo-përgjegjës zone” i organizatës.

Gjithashtu në këto operacione janë sekuestruar gjithsej 27 armë të ndryshme (18 armë këmbësorie, 1 mitraloz, 1 armë snajperi e tipit Dragunov, 5 raketahedhës, 2 pistoleta), 1 raketë e llojit TAS, kallëp shkatërrues me peshë 20 kg (me lëndë plasëse të tipit TNT), 286 kg nitrat amoni, 274 copë municion për raketahedhës, 303 fishek ndezës për raketahedhësin, 148 granata dore, 51 mina, 119 kapsolla, 1 predhë artilerie, 13 mijë e 520 fishekë për armë të lehtë, nga të cilët 6 mijë e 346 fishekë për mitralozin e tipit Biksi, 387 fishekë për mitralozin kundërajror të tipit Doçka, 59 bombula gazi, 5 dylbi dore, 2 radio dhënëse-marrëse, 90 karikatorë dhe sasi e madhe kablli që përdoret në përgatitjen e eksplozivëve artizanalë. Gjithashtu janë asgjësuar edhe 38 eksplozivë artizanalë.

Në operacionet e Forcave të Armatosura Turke (FAT) janë shkatërruar 41 vendstrehime, shpella dhe depo që shfrytëzoheshin më parë nga terroristët duke i bërë ato të papërdorshme. Kurse në zonat Bejetushebap (Beytuşebap) dhe Germe Tepe të Shërnakut është identifikuar me anë të avionëve pa pilot (IHA) një minibus, i cili sipas informacionit të marrë do të përdorej në sulmet me autobombë, është goditur me helikopter ATAK dhe është asgjësuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne