PKK-ja provokon/sulmon 14 herë duke shkelur marrëveshjen e arritur

Terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë kanë kryer 14 provokime/sulme në 36 orët e fundit.

“Forcat e Armatosura Turke kanë respektuar plotësisht marrëveshjen e arritur më 17 tetor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krijimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

“Pavarësisht kësaj në 36 orët e fundit, nga terroristët e PKK/YPG-së janë bërë gjithsej 14 provokime dhe sulme, përkatësisht 12 në Rasulayn, një në Tal-Abyad dhe një në Tall-Tamr. Këto sulme u kryen me armë të lehta dhe të rënda (mortajë, raketa, mitraloz i rëndë tip Doçka dhe me antitank)”, njoftohet në deklaratën e Ministrisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se për tu zbatuar në mënyrë të shëndetshme marrëveshja e arritur, përveç rastit të mbrojtjes legjitime, është duke u bërë koordinim i çastit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar qetësinë. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne