PKK-ja sulmon Afrinin, një polic u vra dhe dy civilë u plagosën

Një polic u vrau dhe 2 civilë u plagosën në një sulm terrorist me bombë në nënprefekturën Afrin në veri të Sirisë.

Në qendrën e Afrinit, e spastruar nga terroristët me operacionin “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke (20 Janar-24 Mars 2018) shpërtheu një bombë e vendosur në rrugë ku për pasojë një polic i forcave lokale u vrau dhe 2 civilë u plagosën.

Burimet e sigurisë raportojnë se sulmet terroriste në zonat e spastruara nga terroristët janë kryer nga organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, por kjo e fundit eviton të marrë përsipër përgjegjësinë për këto sulme sepse ato dëmtojnë civilët.

Edhe në 24 qershor si pasojë e shpërthimit të një motoçiklete në qendër të Afrinit ishin vrarë 2 civilë dhe ishin plagosur 5 të tjerë.

Terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, të cilët duhet të largoheshin sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019, nga nënprefektura Tel-Rifat ndërmarrin shpesh sulme në rajonet Al-Bab, Azez, Jerablus dhe Afrin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne