Bota

PKK vazhdon të jetë grupi terrorist i preferuar i Evropës

Përderisa Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të kundërshtojë përpjekjet e Turqisë kundër terrorizmit në veri të Sirisë, institucionet dhe vendet e bllokut 28-anëtarësh vazhdojnë të strehojnë anëtarët e PKK-së, pavarësisht asaj se ky grup është në listën e terrorizmit në BE, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët më të kërkuar të PKK-së shpesh marrin pjesë në ngjarjet e Parlamentit Evropian.

Sipas raportit të agjencisë policore evropiane Europol, të titulluar “Situata dhe trendi i terrorizmit 2019”, PKK-ja terroriste ka mbledhur fonde me forcë nga bizneset kurde në Evropë, ndërkohë merr pjesë në aktivitete të trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore në të gjithë kontinentin.

Në vitin 2015, Europol pranoi se ekzistojnë kampe trajnuese të PKK-së në Belgjikë, si dhe në fushat e ulta të Alpeve në Zvicër në vitin 2017.

U zbulua se shoqatat, fondacionet dhe grupet e mediave të lidhura me PKK-në në Francë lehtë mund të përhapin propagandën e organizatës terroriste.

Sipas qeverisë gjermane, qindra persona janë larguar nga vendi për t’u bashkuar me radhët e PKK-së ose YPG-së, përkatësisht 204 vetëm në vitin 2017.

Terroristët e PKK-së në Mbretërinë e Bashkuar u zbuluan se vepronin si një grup i organizuar kriminal, duke kryer krime të tilla si trafikim të drogës dhe qenieve njerëzore.

Greqia dhe administrata e Qipros Greke tashmë dihet se hapur e mbështesin PKK-në.

PKK/PYD ka një zyrë përfaqësuese në Greqi dhe kampi i refugjatëve Lavrion në Greqinë juglindore vazhdon të jetë nën kontrollin e PKK-së.

Hollanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka dhe Austria po ashtu janë në mesin e vendeve ku PKK është në gjendje të zhvillojë aktivitete.

Toleranca e Evropës dhe herë pas here mbështetja ndaj PKK-së është kritikuar ashpër nga Turqia, e cila akuzon Evropën se injoron shqetësimet e saj të sigurisë.

Ankaraja akuzon Evropën se nuk është e sinqertë ndaj kundër terrorizmit, për shkak të kritikave të saj për luftën e Turqisë kundër PKK-së.

Më 9 tetor Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar grupet terroriste atje, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe zgjatimin e saj sirian PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./ AA