PKK/PYD zhvendosi 120 mijë civilë nga vendbanimet e tyre

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) bëri të ditur se në 8 muajt e fundit organizata terroriste PKK/PYD ka zhvendosur 120 mijë civilë nga Rakka.

SNHR publikoi raportin për civilët të cilët kanë humbur jetën, për qendrat e mbrojtjes civile dhe shëndetësore të ciët kanë mbetur jashtë shërbimit si dhe për familjet të cilët janë detyruar të zhvendosen si pasojë e sulmeve të koalicionit dhe të PKK/PYD-së në Rakka, me arsyetimin se po lutfon kundër DEASH-it, në periudhën tetor 2016 – qershor 2017

Në raport thuhet se Forcat Demokratike Siriane (FDS) që kryesohen nga PKK/PYD ka vrarë gjithsej 895 civilë, në mesin e tyre 241 fëmijë dhe 170 gra. Po ashtu ka ndaluar 117 civilë, 3 prej të cilëve janë gra dhe një fëmijë ndërsa ka sulmuar 78 qendra shëndetësore dhe të mbrojtjes civile.

Raporti bëri të ditur se për shkak të sulmeve në Rakka, 120 mijë civilë janë detyruar të migrojnë.

Të zhvendosurit protestojnë kundër PKK/PYD-së

Në raport po ashtu theksohet viktimizimi i civilëve të fshatit Salhabija Lindore, që ndodhet në perëndim të Rakkas.

Aty theksohet se 4 mijë civilë të këtij fshatit të cilët janë detyruar të migrojnë, kanë ngritur tenda në toka bujqësore, ku qytetarët po përjetojnë vështirësi për shkak të temperaturave të larta deri në 45 gradë celsius.

Sipas raportit, banorët të cilët kanë protestuar ndaj PKK/PYD-së janë sulmuar nga kjo organizatë.

Duke vënë në dukje se nuk lejohet dërgimi i banorëve të sëmurë nëpër qendra shëndetësore, në raport i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i përmbushë përgjegjësitë e saj ligjore.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale të AA-së, civilët në Rakka, e cila është cak e sulmeve ajrore e tokësore, po i nënshtrohet zbatimeve arbitrare si mbajtja nën armë në mënyrë të detyruar, detyrimi për migrim, sulmi i qendrave shëndetësore dhe civile.

Civilët të cilët janë larguar drejt pjesës veriore të fshatit, këtu detyrohen të kalojnë nga rajonet të cilat janë nën kontrollin e PKK/PYD-së. Por, organizata i detyron civilët të presin në kampet në fjalë duke mos i lejuar që ata të hyjnë në qendra të qyteteve.

Civilët mbahen në toka shkëmbore ku nuk kanë mundësi të ushqehen. Civilët që dëshirojnë të dalin nga këto kampe detyrohen të japin ryshfet. Atyre që dëshirojnë të hyjnë në qytete, pyeten nëse kanë referenca apo garantues. Ndërkaq edhe civilët të cilët në këtë mënyrë mund të hyjnë në qendrat e qyteteve pas një kohe mund të dërgohen përsëri në kampet në fjalë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne