Plagosën vëllain e oficerit të policisë në Shkodër, 3 në pranga

Një ditë pas plagosjes së 38-vjeçarit Vat Shpati në Shkodër, policia ka arrestuar 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Plagosja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit me inicialet S. P., 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M., 28 vjeç, dhe P. M., 29 vjeç, (vëllezër), kanë plagosur me thikë Shpatin, banues në Dobraç. Ky i fundit është vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të /ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne