Plagosi me sëpatë ish-dhëndrin, lihet në burg 54-vjeçari

30 ditë burg për Nizami Bezatin, i cili akuzohet se plagosi me sëpatë ish-dhëndrin e tij. Gjykata e Korçës ka caktuar sot masën e sigurisë për 54-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Kamenicë, ku i riu me inicialet S.M., u godit nga ish-vjehrri i tij pas një konflikti që siç thotë policia ishte për motive të dobëta.

Pak pas krimit autori i autori i plagosjes u ndalua nga policia, ndërsa dyshohet se prishja e lidhjes me vajzën e tij dhe problemet e lindura pas ndarjes kanë qenë shkaku i ngjarjes.

Sakaq, 25-vjeçari pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhej në gjendje të rëndë. I riu, pas goditjeve nga sëpata mori disa plagë në trup.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne