Plagosje me armë zjarri në Ksamil, 70-vjeçari rëndë në spital

Një 70-vjeçar është plagosur me armë gjahu në Ksamil. Mësohet se i moshuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i tij.

Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes, edhe pse dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne