Plan: të ndërtojmë një aeroport në Vlorë

Gjatë konferencës së përbashkët me drejtorin e kompanisë ajrore “Turkish Airlines” kryeministri Rama tha se qeveria po shikon mundësinë për të ndërtuar një aeroport rajonal në Vlorë.

“Edhe për Shqipërinë do të vijë momenti ku do shprehim vullnetin për të realizuar këtë projekt, që kërkojnë kohën e tyre, projekte që po shkojnë drejt finalizimit. Aeroporti i Vlorës do të jetë një vlerë e shtuar.” – tha Rama.

Kryeministri Rama foli gjithashtu edhe për vështirësitë në hyrjen e kompanive me kosto të ulët në vend.

“Jemi te vetëdijshëm për shkak të pengesave të shkuara, trashëguam një kontrate koncesionare problematike. Pavarësisht rinegociimeve për aeroportin e Rinasit, me të drejtë pasagjerët janë të pa lumtur me çmimet që rrjedhin nga kjo kontratë. Sigurisht nga kjo kontratë hyrja e kompanive low cost ka qenë më e vështirë se ç’duhet të ishte. Me aeroportin e ri të Vlorës dhe me aeroportin e Sarandës edhe në këtë rrafsh do kemi normalizim” – u shpreh Rama.

Ndërsa nga ana tjetër nuk ka ende asnjë lajm se çfarë po ndodh me aeroportin e Kukësit. Sot ky aeroport ka terminalin e pasagjerëve, kullën e drejtimit, pistën për uljet e avionëve, vendqëndrimin për 7 të tillë, sistemin e ndriçimit, vendparkimin e mjeteve dhe rrethimin me një perimetër prej 5 mijë metrash, por mungojnë fluturimet. Çdo vonesë në fillimin e fluturimeve penalizon qytetarët shqiptarë, të cilët do të vijojnë të paguajnë biletat e shtrenjta të Rinasit dhe për disa vite më shumë, pa pasur mundësi të kenë një alternativë tjetër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne