Bota

Plani 13 pikësh i Trumpit për Palestinën

Sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe kryenegociatori për Palestinën Saab Erekat, ka zbuluar detajet e planit amerikan paqësor për zgjidhjen e konfliktit në mes Palestinës dhe Izraelit. Saab Erekati e ka prezantuar planin i cili është paraqitur në Këshillin Qendror Palestinez në takimin e mbajtur me 14 dhe 15 janar në Ramallah.

Plani i Trumpit përmban 13 pika për zgjidhjen paqësore

1- Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Në kuadër të saj është edhe transferimi i ambasadës amerikane në Jerusalem. Trumpi konsideron se problemi i Jerusalemit do të zgjidhet në rast se ambasada amerikane transferohet në Jerusalem, pasi që ai bëhet kryeqytet i Izraelit.

2- Themelimi i kryeqytetit të Palestinës diku në shpatet e Jerusalemit. Mediat në të kaluarën kanë cek se ky mund të jetë fshati Abu Dis i cili gjendet në afërsi të Jerusalemit, i cili mund të bëhet kryeqyteti i ri i Palestinës.

3- Aneksimi i hapësirave çifute kolone për dy apo tre muaj. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka propozuar aneksimin e 15% të vendbanimeve çifute gjersa presidenti Trump është pajtuar me 10%.

4- Administrata amerikane do të shpall” konceptin standard të sigurisë për shtetet e Izraelit dhe Palestinës si partner për paqe”. Koncepti përbëhet prej katër pikave: demilitarizimi i Palestinës me forcat e fuqishme policore, krijimi i korporatës rajonale dhe internacionale të sigurisë së bashke me Jordaninë, Egjiptin dhe SHBA-të, gjersa shtetet tjera do të kyçen në rast se vendosin për t’u paraqitur. Forcat izraelite do të mbajnë prezencën e tyre përgjatë lumit Jordan dhe në malet qendrore të Bregut Perëndimor me qëllim të mbrojtjes së të dy shteteve. Dhe së fundi, Izraeli do të ketë përgjegjësi të sigurisë kur janë në çështje situatat e jashtëzakonshme.

5- Izraeli do të detyrohet ngadalë të tërheq forcat e veta jashtë zonës A dhe B në Bregun Perëndimor, si dhe nga zona C. Më tutje, shteti palestinez do të shpallet brenda këtyre kufijve.

Pikat 6, 7 dhe 8 trajtojnë shpalljen e Izraelit si shtet i hebrenjve dhe shpalljen e Palestinës si shtet i palestinezëve.

Në pikën e 9-të kërkohet nga Izraeli të transferojë pjesët e limanit Ashdod dhe Haifa si dhe aeroportin Ben Gurion të cilët do të mbesin në posedim të Palestinës dhe popullit të saj, ndërsa Izraeli do të mbetej aty si forcë e sigurisë.

Pika e dhjetë përfshin krijimin e kalimeve të sigurisë, në mes zonës së okupuar dhe Rripit të Gazit të cilët për momentin janë në posedim të Izraelit.

11. Populli palestinez do të ketë korridore drejt pikave internacionale gjersa Izraeli do të mbetej aty lidhur me kontrollin dhe sigurinë e korridoreve.

Në pikën 12 ceket se”ujërat territoriale, hapësira ajrore si dhe valët elektromagnetike” do të duhej të mbesin nën kontrollin e Izraelit, por pa përzierjen e tij në çështjet politike të shtetit palestinez.

Pika 13 parasheh zgjidhjen e çështjes së refugjatëve të cilëve do të mundësohet kthimi në Palestinë.

Burimi : SAFF/ ML

Etiketa