Plani i Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor u protestua në Amerikë

Plani i Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor që mban të pushtuar u protestua në Nju-Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një grup protestuesish të përbërë nga hebrenjtë ortodoksë kundër qeverisë izraelite dhe myslimanët protestuan politikat pushtuese të Izraelit në Palestinë.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “jeta e palestinezëve është e vyer” dhe “liri për Palestinën” dhe reaguan ndaj planit të Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor.

Ndër protestuesit kishte edhe fëmijë që mbanin flamurë palestinezë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne