Plani i ri i princit saudit: Do ta bëjë Katarin ishull

Arabia Saudite po planifikon që përmes një projekti, të ndërpresë lidhjen tokësore të Katarit dhe t’a kthej atë në një ishull.

Duke u bazuar në burimet botuese arabe të Arabisë Saudite, faqja Arab News njoftoi projektin e ri të turizmit të princit të Arabisë Saudite, Muhamed bin Seman.

Projeki përmban kalimin e kanalit detar duke përfshirë kufirin e Katarit nga lindja e Arabisë Saudite. Kjo nënkupton kthimin e Katarit në një ishull duke e shkëputur atë nga lidhja me kontinentin.

Kanali parashikohet të shtrihet nga Salva në Havr el Udeyd, pra të vazhdoj pa asnjë ndërprerje përgjatë bregut lindor të Arabisë Saudite. Ky plan bazohet në tezen e tregtisë dhe turizmit mes mbretërive të tjera të Gjirit në rajon, duke e kthyer Katarin i cili ësht pengesa e vetme për këtë, në një ishull.

Natyrisht, ende nuk është pyetur për mendimin e Katarit lidhur me këtë.

NËSE MIRATOHET, KJO MUND TË PËRFUNDOJ BRENDA 12 MUAJVE

Thuhet se kanali i planifikuar, i cili do të jetë 60 kilometra i gjatë, 200 metra i gjerë dhe 20 metra i thellë, mund të përfundojë në vetëm 12 muaj.

Projektin, kostoja fillestare e të cilit vlerësohet të jetë 2.8 miliardë dollarë, duket se e ka marrë përsipër një koncorsium i investimeve saudite prej 9 kompanive.

Po pritet autorizimi dhe miratimi zyrtar për realizimin e kësaj

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne