Plani i shëmtuar i Amerikës dhe Arabisë Saudie për Jerusalemin

SHBA dhe Arabia Saudite kanë mbajtur takime sekrete për të shpallur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit dhe për ti ofruar Palestinës, Ebu Disin si kryeqytetin e saj.

Ka pasur tensione në rritje që kur u mësua mbi planin amerikan të paqes për qytetin e Jeruzalemit, drejtuar nga dhëndri dhe këshilltari i lartë i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Në këmbim të njohjes së Jerusalemit si kryeqytetin izraelit nga SHBA, është ofruar qyteti i Abu Disit, një periferi të Jeruzalemit Lindor, si kryeqytet i ri për Palestinën, raportohet nga New York Times dhe Jerusalem Post.

Thuhet se Kushner e ka bindur princin e kurorës Mohammad bin Salmanin për këtë plan gjatë vizitës së tij sekrete në Rijad të bërë në fund të tetorit.

Princi i kurorës Mohammad bin Salmanin i thotë Abbasit që të pranojë ose të japë dorëheqjen

Pas takimit me Kushnerin, Princi i Kurorës e paraqiti këtë plan tek Presidenti palestinez Mahmud Abbas gjatë vizitës së presidentit në Rijad muajin e kaluar, ku shkoi për të diskutuar planet e Presidentit Trump për Lindjen e Mesme pasi Trampi po planifikonte që të njihte Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit të mërkurën, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë.

Mohammad bin Salmani, i cili miraton planin e Kushnerit, i tha Abbasit se ai kishte dy muaj kohë për të pranuar marrëveshjen, në të cilën Abu Dis do pranohej si kryeqytet palestinez, ose ai do të vihej nën presion për të dhënë dorëheqjen. Veç kësaj, plani thoshte se refugjatët palestinezë dhe pasardhësit e tyre që ishin larguar nga Izraeli pas luftës arabo-izraelite e vitit 1948, nuk do të kishin të drejtë të ktheheshin në Izrael.

Edhe pse administrata saudite dhe palestineze mohuan që plani të jetë trajtuar në takimin Abbas-Salman, tashmë ai po përflitet në botën arabe.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967. Më vonë e aneksoi atë, duke e deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij, një lëvizje që nuk u njoh ndërkombëtarisht.

 Lëvizja e ambasadës amerikane

Burimet palestineze thanë se Trampi “e informoi presidentin Abbas për qëllimin e tij për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem”, me anë të një telefonate të martën.

Pas Abbasit, Trampi foli në telefon edhe me mbretin jordanez Abdullahun II dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun.

Një deklaratë e bërë nga pallati mbretëror i Jordanisë tha se mbreti Abdullah paralajmëroi Trampin se marrja e një vendimi jashtë kuadrit të Kombeve të Bashkuara do të kishte “pasoja të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Ministri izraelit i Transportit dhe Inteligjencës, Yisrael Katz tha pas takimit Trump-Netanjah se “përshtypja e tij ishte se Presidenti Tramp do ta njihte Jerusalemin” si kryeqytetin izraelit.

SHBA armiqësohet me botën arabe

Hapi i Trampit për të lëvizur ambasadën në Jeruzalem do të shkaktojë një reagim të madh në botën arabe, sipas mediave palestineze.

Rassem Obaidat, një gazetar palestinez i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me lëvizjen Fatah, tha se masa e SHBA-së është “një deklaratë lufte ndaj popullit palestinez”.

Ai tha se ky hap do të thellojë qëndrimin “armiqësor” që Shtetet e Bashkuara kanë në lidhje me të drejtat themelore të palestinezëve.

Talal Awkal, një reporter i Al Ayyam, një gazetë e afërt me Fatahun, shkruan se nëse një hap i tillë do të merret “Shtetet e Bashkuara do të kthehen në pozitën e tyre si armik i betuar i palestinezëve, botës arabe dhe muslimanëve”.

Roli amerikan

Zëdhënësi i Komitetit Ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) Zakaria al-Agha tha në një deklaratë se nëse një hap i tillë do të merret nga SHBA, kjo do të thotë “shpallje e luftës në botën arabe dhe muslimane.” Al-Agha deklaroi gjithashtu se kjo do të thotë përfundim i procesit të paqes dhe përfundimi i rolit të SHBA-ve në zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967. Më vonë e aneksoi atë, duke deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij, një lëvizje që nuk u njoh ndërkombëtarisht.

Jeruzalemi është i shenjtë si për muslimanët ashtu edhe për hebrenjtë, pasi ka vende si Xhamia Aksa me kubenë e shkëmbit dhe një tempull i vjetër për hebrenjtë./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne