Plani i Trump për paqen, ambasadorja e Palestinës: Për ne është vazhdim i pushtimit, e refuzojmë totalisht

Ambasadorja e Palestinës në vendin tonë, Hana Shawa, në një intervistë ekskluzive për Ilva Now, në Euronews Albania komentoi planin e paqes për Lindjen e Mesme të prezantuar pak ditë më parë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Znj. Shawa theksoi se vendin i saj nuk e shesh si plan paqeje atë që u prezantua si marrëveshja e shekullit, pasi ai ishte një plan i prezantuar vetëm nga njëra palë, ku nuk flitet aspak për partnerë në paqe por legjitimohen okupime të mëtejshme në Palestinë.

“Ky ishte preteksti i përgatitur për këtë shpallje, e cila është në vazhdimësi të përpjekjeve të njëanshme, sepse me këtë pretekst ata nuk po flasin me një partner në paqe. Ata shpallën një plan që legjitimon okupime të mëtejshme në Palestinë. Ne kemi thënë gjithmonë në bisedimet tona se kemi nevojë për një çadër ndërkombëtare me standarde që i përshtaten rezolutave të Kombeve të Bashkuara. Në situata të tilla ne kemi qenë të angazhuar plotësisht për vite të tëra në negociata dhe kur ndodhi kjo, ne e gjetëm veten tani jo si partnerë, dhe minimalisht si pala tjetër”, – tha znj. Shawa.

Ambasadorja e Palestinës u shpreh se lidershipi në vendin e saj e kundërshton plotësisht këtë plan paqeje, i cili shihet prej tyre si vazhdimi i pushtimit të Palestinës nga Izraeli.

“Ajo që dëgjojmë është asgjë më shume se pjesa administrative , pa pavarësi. Pa kontroll në kufijtë tanë, kjo është vazhdimësi e pushtimit. Mundësia për të pasur marrëveshje ekonomike do të jetë po prapë në duar të forcave pushtuese ndaj ne e shohim si vazhdimësi të pushtimit, prandaj ne e refuzojmë totalisht.

Komuniteti ndërkombëtar mungon totalisht në atë plan, së dyti do të nxisë më shumë radikalizmin në zonë për shkak të asaj që është vënë në hartë.  Në atë hartë nuk shohim një Palestinë të pavarur në kufi real, me kontroll total të kufijve të saj. Lidershipi ynë që prej 25 vjetësh, që kur nënshkruam marrëveshjen e Oslos ka mbajtur premtimet e dhëna, kemi realizuar obligimet tona për të arritur një lloj stabiliteti, të paktën sa të arrihen negociata. Izraeli dhe SHBA po tërhiqen mbrapsht nga marrëveshja e Oslos me atë plan”, tha znj Shawa./euronews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne