Plani i Senatit amerikan për ndëshkimin e Rusisë

Një prej senatorëve të lartë republikanë në Amerikë njoftoi se javën e ardhshme senati do të miratojë një plan për të ndëshkuar Rusinë.

Lindsy Graham, senator nga radhët e republikanëve, pasi vuri në dukje se nuk ka asnjë dokument apo fakt për të vërtetuar ndërhyrjen e Rusisë dhe lidhjen e saj me shtabin elektoral të Donald Trump, tha se javën e ardhshme senati do të miratojë një plan për të ndëshkuar Rusinë për shkak të ndërhyrjeve në zgjedhjet amerikane. Graham që është pjesëtar i komitet hetues mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë tha se të gjitha të gjitha dëshmitë flasin për përpjekjet e Rusisë për të dëmtuar demokratët në procesin e zgjedhjeve dhe shtoi se ishin rusët ata që hakuan komitetin kombëtar të partisë demokratike dhe e-mailet e Hillary Clinton. Graham pretendoi se çdo anëtar i Kongresit i cili nuk do të jetë pro ndëshkimit të Rusisë ai do të quhet tradhtar i demokracisë dhe në rast se presidenti amerikan nuk e miraton këtë ligj për ndëshkimin e Rusisë, ai ka tradhtuar demokracinë. Amerika akuzon Rusinë për ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne