Plani Trump-Erdogan për Kosovën, tronditë Serbinë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti turk, Reccep Tayyp Erdogan, pritet të takohen në muajin maj

Ende pa u mbajtur ky takim, është alarmuar Serbia dhe mediat serbe, të cilat kanë filluar ta komentojnë mënyrën se si mund të zhvillohet takimi
Janë mediat serbe të cilat shkruajnë se presidenti turk, Recep Tayp Erdogan, do ti kërkoj Trumpit që Kosova të fuqizohet tutje dhe të forcohet si vend pro NATO-s.

Madje mediat serbe shkruajnë se i kanë rënë në fije edhe një detaji tjetër.

Sipas tyre është plani që Erdogan, ti thotë Trumpit, që në takimin e ardhshëm të cilin do ta kenë vendet më të zhvilluara të botës, të hidhet ideja e njohjes së Kosovës nga Rusia si shtet i pavarur, dhe njohja e Krimesë nga SHBA-ja dhe Turqia, njofton NewBorn,shkruan koha islame. Ky plan ka ‘terrorizuar’ serbët, të cilët me ankth po e presin këtë takim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne