“Plas bixhozi nga të katër anët”, Berisha publikon skedinën e ‘Olsarena’-s!

Dy javë pas mbylljes së basteve me vendim qeverie, duket se fenomeni vazhdon. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një skedinë me ndeshjet e sotme, që sipas tij, edhe pse ligji u vendos për heqjen e të gjitha pikave të basteve, ato vazhdojnë të luhen në Shqipëri, nën kontrollin qeveritar dhe luhen vetëm me shuma të mëdha.

Në rastin konkret në skedinë janë luajtur 50 euro. Sipas asaj që i ka denoncuar “qytetari dixhital”, Berisha ka bërë publike skedinën me titullin “Plas bixhozi në të katër anët, në krye qëndron Olsarena!”.

Me këtë të fundit, ai i referohet të vëllait të kryeministrit, Olsit, duke aluduar se drejtori sportiv i klubit Partizani është pikërisht ai që po kontrollon tregun e basteve, përmes një kompanie.

“Doktor kjo është biletë për bastet për ndeshjet e sotme të futbollit. Poshtë shkruhet që kjo është biletë e miratuar edhe nga Ministria e Financave. Në dijeninë time bastet vazhdojnë të luhen në pothuajse të gjitha pikat e mëparshme. Nuk vihen vetëm bastet e vogla me 100-200 lekë të reja. Të tjerat vazhdojnë normalisht të vihen online”, është mesazhi i publikuar nga ish-kryeministri nga “Qytetari dixhital”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne