Shqiperia Sport

‘Plas’ grushti në Gramsh, futbollisti i Adës së Velipojës godet gjyqtarin për një penallti, shoqërohet në Polici

Një sherr ka ndodhur gjatë ndeshjes Gramshi- Ada ku futbollisti I ekipit mik ka goditur gjyqtarin pasi ky I fundit akordoi një penallti në favor të ekipit pritës.

Gramshi shpartalloi 4-0 Adën në këtë ndeshje dhe gjatë lojës në pjesën e dytë 29- vjeçari V.P, goditi gjyqtarin e ndeshjen B.L, nga Lezha.

Në fakt të dyja ekipet nuk kanë ambicie këtë sezon pasi Gramshi renditet në vendin e pestë dhe e ka humbur mundësinë për të garuar për një nga dy vendet që të çojnë drejt Kategorisë së Parë. Kurse Ada ka siguruar mbijetesën teksa qëndron në pozitën e 10-të në tabelën e renditjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale./BW

OPINIONE

INTERVISTA