Plas sherri/ Ledion Liço: Rudina Xhunga, ty TCH të përcolli për në dritaren e fundit

Dy figura të njohura të ekranit kanë shkëmbyer replika të ashpra mes tyre. Bëhet fjalë për gazetaren Rudina Xhunga e cila ka punuar për disa vite në Top Channel por u largua një vit më parë për në Vizion+. Arsyet e mbylljes së kësaj kontrate nuk u mësuan asnjëherë, por duket se qejf-mbetja ka qenë e madhe.

Xhunga e cila drejton bashkë me të shoqin portalin ‘dritare.net’ sulmoi një ditë më parë Ledion Licon duke shkruar se programi që ai drejton dhe ‘The Voice of Albania’ nuk ka aspak audiencë.

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i Ledionit i cili përmes një statusi në Instagram thotë se Rudina Xhunga u përcoll për në dritaren e fundit nga Top Channel, ndaj tani shkruan keq për të.

Pra për herë të parë, një nga zërat kryesor të TCH thotë se Rudina Xhungën e kanë larguar me pahir nga ky ekran.

Më poshtë replikat e plota mes tyre 

Ledion Lico: Për Xhungat e kësaj bote, dhe per Rudina Xhungën e cila shkruan keq jo sepse mendon keq për Top Channel por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit!

Dritare.net, portali i Rudina Xhunges: Ledioni ka postuar nje foto në Insta, të programit që drejton në Top Channel dhe e shoqëron me diçiturën: Të parët , të premteve në TV #voa6. Mbase Ledioni flet për dikur, pasi sot “The Voice of Albania ” është shumë larg vendit të parë, ne tv.  Këtë vend e ka rrëmbyer dhe nuk e leshon Arjan Cani. Dhe është Turjan Hyskaj që e merr audiencën tjetër.  Ledioni është shumë pas dhe madje jo të gjithe e dinë që “The Voice of Albania” ka nisur, duke menduar se postimet insta të Ledionit tregojne për xhirimet dhe pergatitjet. Kjo duket se ndodh për shkak te trajnerëve të këtij sezoni, personazheve shume modestë dhe vete Ledionit që ka humbur lidhjen me shikuesin.  Ai tani, nuk është më ylli i Topit, por burri i Sarës, trashëgimtares së Top Channel që ka më shumë kimi me publikun,  se i shoqi në gjithë paraqitjet e saj.  Gjithsesi, Ledioni mund ta rimarrë veten te #Voa7/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne