Bota

Platforma turke bën thirrje për mbrojte të xhamisë Al-Aksa

Platforma e Shoqërisë Civile e Turqisë në Ankara (ASTP) ka bërë thirrje për mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa nga pushtimi izraelit dhe për krijimin e një forumi global të Kudsit.

Në një deklaratë të lëshuar me rastin e Ditës së Arafatit, e cila përkon me ditën e dytë të Haxhit, ASTP u bëri thirrje muslimanëve në të gjithë botën, si individëve ashtu edhe institucioneve të shoqërisë civile, që të rrisin bashkëpunimin për lirimin e xhamisë Al-Aksa “nga pushtimi dhe të mbështesin luftën për Kudsin”.

Platforma po ashtu kërkon nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) që “të punojë para se gjithash për këtë çështje fisnike, të ndjekë nisma diplomatike dhe të aktivizojë mekanizmat në drejtim të mbrojtjes së vendeve të shenjta dhe monumenteve të Vakëfeve”.

ASTP bëri thirrje për vetëdijen globale kundër “shtrembërimeve dhe shtypjeve të drejtuara drejt popullit të Kudsit dhe qytetit të shenjtë”, si dhe bëri thirrje për krijimin e një “Fondi të Kudsit” në nivel global që t’i kushtohet forcimit të bashkëpunimit për xhaminë Al-Aksa.

Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët, ndërsa hebrenjtë zonës i referohen si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai është vendi i dy tempujve hebrej në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967.

Një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë” të shtetit hebre./AA

OPINIONE

INTERVISTA