“Plehrë e Gramoz Ruçit”, deputetin e opozitës e përzënë me sharje nga lokali (Video)

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili iu bashkua Kuvendit nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike pas vendimit për djegien e mandateve, është përballur me një situatë të vështirë teksa është përzënë me sharje nga disa qytetarë nga ambientet e një lokali ku sapo kishte hyrë.

Sic duket edhe në videon e mëposhtme, Alimadhi përballet me reagimin e disa personave të pranishëm në lokal, të cilët i kanë kërkuar që të largohet. “Herën tjetër do ta mbushim me pula, jo me mish të pjekur”- dëgjohet të thotë një nga personat  i ulur në tryezë.

“Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni”- i thote ai, ndërkohë që një tjetër ngjitur me të rrit tonet: “Jeni plehra, plehra”.

Më pas, po i njëjti që i kërkoi të largohet i drejtohet duke i thënë: “Kush merret me Gramoz Ruçi eshte plehre, plehre” janë fjalët që i adresohen Alimadhit.

Pas këtij incidenti, deputeti Alimadhi është larguar./bw

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gsSXYBXaWEk?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne