PLO: Normalizimet me Izraelin pranim i të ashtuquajturës ‘Marrëveshja e Shekullit’

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat tha se normalizimi i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe i Bahreinit me Izraelin është shpallje zyrtarisht e pranimit të të ashtuquajturës “Marrëveshja e Shekullit”.

Duke folur në televizionin shtetëror të Palestinës, Erekat bëri vlerësime lidhur me njoftimin e SHBA-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Bahreinit dhe Izraelit.

“Normalizimi i EBA-së dhe Bahreinit me Izraelin është shpallje zyrtarisht e pranimit të të ashtuquajturës Marrëveshja e Shekullit”, tha Erekat.

“Kjo nënkupton nguljen e thikës me helm në shpinën e Palestinës dhe kauzës palestineze”, deklaroi Erekat duke shtuar se nuk është e drejtë që Mbretëria e Bahreinit ta bëjë këtë ashtu sikurse ka bërë edhe EBA.

Ai vuri në dukje se normalizimi është të pranosh që Mesxhid-i Aksa, Kisha e Varrit të Shenjtë (Church of the Holy Sepulchre) dhe Kudsi Lindor ku i dërguari është ngjitur në ‘miraxh‘ janë nën sovranitetin e Izraelit.

“Sot është një ditë historike”, tha Erekat duke shtuar se disa vendimmarrës janë të mendimit se në rajon po shqyrtohet mundësia e krijimit të një sistemi të sigurisë arabe me një fokus izraelit.

Më tej Erekat theksoi se është paaftësi dhe zhgënjyese të besohet në ndërtimin e një aleance mbi premtimet e dëgjuara nga sionistët ekstremë si Kushner, Friedman dhe Trump.

“Stabiliteti nuk do të realizohet kategorikisht për sa kohë që vazhdon okupimi”

Duke thënë se parimi i presidenti amerikan Donald Trump është që “arabët duhet të jenë më të dobët se Izraeli”, Erekat bëri të ditur se EBA dhe Bahreini kanë vendosur të shpenzojnë çdo gjë që kanë për zgjedhjen e Trumpit dhe Netanyahut.

“Kauza e Palestinës është çelësi i paqes së rajonit. Stabiliteti nuk do të realizohet kategorikisht për sa kohë që vazhdon okupimi edhe sikur Izraeli të transferojë ambasadat e 193 vendeve në Kuds. Nga EBA ose nga Bahreini nuk kanë ardhur ushtarë për të luftuar në Kuds, në Bregun Perëndimor, në Gaza. Ne dhe fëmijët tanë qëndrojnë për të mbrojtur pastërtinë dhe shenjtërinë e këtyre territoreve dhe ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Erekat./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne