Plumba mbi makinë në Vlorë, policia zbardh ngjarjen

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme në lagjen Çole në Vlorë, ku një makinë u qëllua me plumba në ecje.

Nga hetimet e kryera rezulton se një 34-vjeçar Q.M. është afruar në këmbë pranë makinës tip “Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistoletë duke qëlluar mbi mbi makinë.

Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë:

Pas një njoftimi të marrë më datë 27.01.2018, rreth orës 14:00, se në lagjen ” 24 Maji”, tek rreth rrotullimi i Çoles është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri, është ngritur grupi hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i punës intensive, kqyrjes së kamerave dhe hetimeve ka rezultuar se:

Shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.

Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij.

Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne