Bota Opinion

Po afrohen betejat e mëdha të Deyrizor

Suhaib Ancarini

Ushtria siriane dhe aleatët e saj po vazhdojnë të përparojnë drejt Deyrizorit me hapa të mirëmenduarë. Dy operacionet, të cilat për nga pikëpamja gjeografike ndodhen larg njëri-tjetrit, por që në të njëjtën kohë nga pikëpamja strategjike janë të ndërlidhurë me njëri-tjetrin kanë arritur që të fusin trupat e tyre ushtarakë brenda kufinjve administrativë të provincës Deyrizor, e cila konsiston në vendin ku ISIS-i gëzon kontrollin më të lartë. Në të njëjtën kohë, Deyrizorështë edhe një vend që SHBA-ja ka shprehur një interes të madh gjatë vlerësimit të operacioneve ajërore të “Fuqive të Koalicionit” në këtë rajon. Një situatë e këtillë i shton mundësitë që amerikanët “të bëjnë diçka” nëDeyrizor.

Ushtria siriane dhe aletatët e saj kanë shënuar përparime shtesë në rrugët për në “Nusen e Firatit” që në vijim do të njihet si Deyrizor. Pavarësisht informacioneve të nevojshme që duhen mbledhur qoftë për nga ana gjeografike, qoftë nga përllogarijet strategjike për luftrat që janë zhvilluar nga shkurti deri më tani në Siri (duke përfshirë këtu edhe betejat në lidhje me Al Babin) dhe pikave kryesore të ekuacioneve politike që kanë fituar një trajtë shumë delikate, mund të themi se betejat e Deyrizor duket të jenë më afër dhe më të dukshme se kurrë më parë.

Pavarësisht se më në fund ushtria ka mbërritur në dyert e provincës sëDeyrizor dhe është shpërndarë në gjithë kufirin administrativ me Al-Rakkan nuk duket se ekziston një qëllim që të prodhohen strategji për betejat nëDeyrizor dhe nuk po përshpejtohet për të krijuar një aks të vetë me qëllim sulmi të menjëhershëm. Ekzistojnë kënvështrime të ndryshme në lidhje me operacionet që kaë zhvilluar ushtria siriane dhe aleatët e sajgjatë muajve të fundit, veçanërisht në pëlpasjet e pozicionuara larg njëra-tjetrës në sipërfaqen e gjërë të Shkretëtirës së Sirisë – sipas të cilave edhe Lufta e Deyrizorështë vetëm një përzgjatje e këtyre betejave – dhe disa prej këtyre pikëpamjeve duhhen parë më me kujdes se të tjerat. Pikëpamja kryesuese është se ekziston një dëshirë që të gjitha akritivtetet e akseve të ndryshme të bashkohen nën umbrellën e një qëllimi thelbësor strategjik. Përsa i përket shembullit tëDeyrizor, kjo pikëpamje mbledh pesë akse: aksi veri-perëndimor (fshatrat jug-lindorë të Rakkas), aksi perëndimor (fshatërat lindorë të Humsit dhe territori i përkufizuar me Luftën Sukhna), aksi jug-perëndimor (fshatërat jug-lindorë të Humsit dhe territori i përkufizuar me Luftën Hamima), aksi lindor (terreni ndodhet menjëherë pas kufirit me Irakun dhe mundëson fillimisht ndërprerjen linjave të furnizimit), aksi i pestë përfshin brendësinë e qytetit Deyrizor (veçanërisht për forcat ajërore të Sirisë që keijojnë kontakt nga aeroporti aty.) Gjatë këtyre ditëve të fundit janë rregjistruar lëvizje të ndryshme të ushtrisë që kanë tërhequr vëmendjen përsa i përket aksit të pestë. Veprim më i dukshëm është ai i ndërtimit të hendeqeve për një gjatësi prej 300 m në zonën e Varrezave me qëllim që të ndërpritej rruga që përdorej si linjë furnizmi nga Mali Therda për në zonën e Varrezave. Duket qartazi se, ushtria siriane e ka konsieruar që të përgatitet me kujdesin më të madh për të sulmuar aeroportin në të cilin ISIS-i vazhdon të rezistojë prej vitesh dhe për të sulmuar milicitë që organizojnë sulme në qytetet dhe lagjet që janë nën kontrollin e qeverisë siriane, duke qënë se një gjë e këtillë do të ndryshojë të gjitha balancat. Në mënyrë të ngjashme, përpjekja për të përzënë prezencën e ISIS-it nga fshatrat e Rakkas për në zonën ku përfshihen fshatërat e Deyrizorështë bërë me qëllim që të çlirohet Rakka dhe të detyrohen të shpërngulen nëDeyrizor (kjo si rezultat i marrëvesjes me Forcat Demkratike Siriane, apo si një rotacion i ngjrjeve pas betejave të Rakkas.)

Një detaj i këtillë shpjegon edhe një ndër arsyet përse lufta e Rakkas e mbështetur në rrugë tokësore nga FDS (Forcat Demokratike Siriane) të mbështetura nga “Forcat e Koalicionit Ndërkombëtar”. Duke qënë se, për shkak se i janë pakësuar mundësitë për t’u tërhequr në Deyrizor, luftëtarët e ISIS-it janë detyruar që të qëndrojnë brenda kufinjve të Rakkas. Rruga që kanë ndjekur deri më tani operacionet ushtarake vërteton konfirmimin e informacioneve të dhënë gjatë mesit të muajit qershor; sipas kësaj, ushtria dhe aleatët e saj nuk e kanë larguar në asnjë moment vëmendjen dhe ndikueshmërinë nga akset e tjera dhe kanë treguar kujdes të veçantë që të veprojnë hap pas hapi duke u nisur nga informacinet e marra veç e veç nga këto akse. Për këtë arsye, ndërkoë që në disa rajone është ndërhyrë me sulme të menjëhershme, në disa rajone të tjera janë përdorur metoda të tjera si rrethimi i gjithë rajoneve duke i izoluar luftëtarët e kësaj organizate radikale dhe duke mos i lejuar ato që të kontribojnë në betejat e tjera përreth.

Së fundmi, pasi forcat siriane kanë mundur që të përparojnë deri në kufi, duke përfshirë këtu edhe ecurinë e betejav e tëSukhna dhe pasqyrimin që kanë sjelëpërparësitë e regjistruara në fshatarat perëndimorë tëDeyrizor pritet që një pikë kthese do të vijë me veprime të llogaritura ku bien në sy shembujt e rrethimit strategjik të Malit Beshri dhe operacionet e izolimit të luftëtarëve. Në të njëjtën kohë, veçanërisht gjatë muajve të fundit kanë ardhur informacione nga burime të ndryshme në lidhje me zonën që përfshin pjesën jug-lindore tëDeyrizorit, veçanërisht qytetin kufitar Albukemal, i cili është kthyer në një parajsë për ISIS-in në Sirinë Lindore (në këtë çëshjte janë ende në konkurrencë me pjesën jug-lindore tëDeyrizor, që përfshin edhe qytetin e Mayadinit). Informacioni kryesor dhe më i rëndësishëm është se edhe amerikanët kërkojnë që të përfshihen në ngjarjet në qytetet Albukemal dhe Mayadin. Fakti se gjatë ditëve të fundit janë shumëfishuar fluturimet e avionëve të “Koalicionit Ndërkombëtar” për nëAlbukemal dhe fakti që amerikanët ende nuk e kanë pranuar se ky rajon është në zonë e opracioneve ushtarake të Rusisë e vërtetojnë këtë informacion. Duke pasur parasysh pozicionimin aktual të ushtrisë dhe të aleatëve të saj – ushtria siriane dhe të aleatët e saj kanë izoluar forcat e mbështerura nga SHBA-ja në rajonin Al Zakaf duke dyfishuar rëndësisnë e këtij informacioni – kjo e dhënë ka një rëndësi të veçantë strategjike duke qënë se ka penguar çdo alternativë për ndonjë ndërhyrje tokësore nëAlbukemal. Parë në pikëpamjen e strategjisë së opercioneve të SHBA-së dhe aleatëve të tyre kah eleminimit dhe parandalimit është me një rëndësi etësore për SHBA-në që të lërë një gjurmë në këtë shhtet duke ndërhyrë në Albukemal. Ndërkohë që operacione të caktuara në kufirin Siri-Irak dhe ndërkohë qëështë ndërtuar rruga e drejtpërdrejtë që lidh Teheranin me Damaskun, vendosja e trupave që mund të pranohen simbështetëse të SHBA-së në Albukemal përplasja e forcave të Sirisë në veri të Al-Zakafit do të mbeten mes dy zjarreve Albukemal ve Al Zakaf.

Megjithatë, SHBA-ja nuk ka shumë mmundësi të ndryshme për të realizuar këtë plan; duke qënë se është e pamundur për forcat e mbështetur nga SHBA-ja që të prparojnë për nëAlbukemal dhe të mos t’iu duhet që rrugës të përplasen drejtpërsëdrejti me forcat e ushtrisë siriane. Në një trasmetim të disa ditëve më parë në CNN bëhet me dije se SHBA-jja nuk pretendon në asnjë moment që të përballet drejtpërsërdrejti me forcat siriane. Nëse SHBA-ja nuk e ndryshon këtë pikëpamje, atëherë e vetmja mënyrë me anë të së cilës mund të krijojë ndikueshmmërinë e saj në Albukemal është që të hyjë aty duke përdorur parashuta nga ajëri të cilat duhet të nisen nga qyteti Tabka që ndodhet në jug të Rakkas. Pavarësisht se grupimet e armatosura të vendosura në zonat e kontrolluara nga SHBA-ja në Al-Tenef kanë dështuar që të realizojnë një plan të këtillë, mund të shihet si mundësi që në mënyrë të hapur por edhe fshehtas elementët e SHBA-së t’i ndihmojnë ata që të përparojnë në këtë kohë. Për më tepër,, qarkullojnë edhe lajme se nëAlbukemal ndodhen disa nga udhëheqësit e ISIS-it dhe një hap i këtillë vetëm sa do t’i ndihmonte edhe më shumë ata. Parë nga ky këndvështrim, Instituti i Punimeve të Luftrave Ndërkombëtare ISW ka publikuar një raport të rëndësishëm disa kohë më parrë në të cilin është tërhequr vëmendja se një nga alternativat më kryesore dhe të mundshme për të hyrë në Albukemal është që të zbresin aty me parashuta.

Gara e “qelive”

Veçanërisht në qytetet Albukemal dhe Al Zaqaf po vihen re gjithnjë e më shumë aktivitete në rritje të cilat mund t’i emërojmë si “gara e qelive”. Informacionet e marra nga burimet vendase dhe që bien ndesh me njëri-tjetrin kanë vërtetuar se ISIS-i gjatë këtij muaji të fundit i ka shtuar edhe më shumë aktivitetet e arrestimeve dhhe bastisjeve të shtëpive dhe zyrave në këto dy qytete, kanë shtuar edhe më shumë kontrollet e të gjithë mjeteve hyrëse dhe dalëse në këto dy qytete dhe është rritur ndjeshëm numri i telefonëve dhe kompjuterave të konfiskuarë prej tyre. Sipas burimeve vendase, duket se kjo organizatë ka marrë informacione se janë formësuar grupime civile të cilat duken se drejtohen nga jashtë. Nuk është hera e parë që vihet re se kjo organizatë ka rritur masat e sigurisë; megjithatë masat e sigurisë këtë herë kanë qënë aq të rrepta saqë një gjë e këtillë nuk ishte parë të paktën për gjatë vitit të kaluar. Nga anatjetër, gjatë dhjetë ditëve të fundit, janë përhapur lajme se Ebubekir el Bagdadi është gjallë dhe se gjendet diku në një fshat mes Albukemal dhe Mayadin. Këto lajme u publikuan madje edhe në media më pas.

Burimi : Al-Akhbar/ ML

OPINIONE