“Po afrohen ditët e fundit të projektit BE”

Politikani britanik i së djathtës ekstreme, Nigel Farage, tha se po afrohen ditët e fundit të projektit të Bashkimit Evropian (BE).

Ish-lideri i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), Farage, gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian (PE) në Bruksel tha se populli evropian dëshiron të qeveriset nga shtetet kombëtare dhe se nuk i do strukturat artificiale si BE-ja.

Ai u shpreh se edhe rezultatet e zgjedhjeve në të gjithë kontinentin e tregojnë këtë.

“Po humbni. Brexit-i është pjesa e parë që po ndahet, do të merrni mësim. Po i afrohen ditët e fundit këtij projekti (BE)”, tha Farage.

Farage, i cili mori fjalën pas fjalimit të kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel, në lidhje me të ardhmen e BE-së, tha se, “Meqë Belgjika nuk është një shtet, ndoshta juve mund t’ju bëjë të lumtur që të jeni pjesë e një strukture në nivel të Evropës”.

Duke shprehur se Belgjika përbëhet nga dy pjesë dhe se këto pjesë flasin gjuhë të tjera dhe “nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën”, Farage theksoi se, “Belgjika nuk është një shtet, por një strukturë artificiale”.

Kurse Michel i cili iu përgjigj Farage-s, e akuzoi politikanin britanik si“populist dhe ekstremist”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne