A po ndryshon Trump qëndrimet ndaj Rusisë?

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon deklaroi se Donald Trump po e ndryshon qëndrimin me Moskën.

Uashingtoni, – sipas tij, – është më i kujdesshëm tani mbi mundësitë e një marrëdhënieje “shumë të mirë” me Kremlinin, e i gatshëm ta trajtojë Rusinë në pozitat e “konkurrentit”.“Sekretari amerikan i mbrojtjes dhe sekretari amerikan i shtetit nuk kanë më asnjë iluzion se si duhet të përballemi tani me Rusinë si konkurrente. Ne duhet të merremi vesh me rusët. Duhet të flasim me ta po të jetë e nevojshme, por në të njëjtën kohë duhet edhe të ruhemi. Jemi në qasjen tonë kundrejt Rusisë dhe kërcënimeve të mundshme që ajo mishëron”, tha Michael Fallon, Sekretar i Mbrojtjes në Britani.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump nuk e fshehu admirimin për Vladimir Putinin, e kontaktet e bashkëpunëtorëve të tij përpara dhe pas votimeve të nëntorit me zyrtarë rusë ngjallën në Europë shqetësimin se shefi i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë marrëveshje me Moskën.Në një intervistë të dhënë përpara marrjes së postit, Trump propozoi fundin e sanksioneve amerikane kundër Rusisë në këmbim të një pakti të reduktimit të armëve bërthamore. Perëndimi këmbëngul se masat ekonomike kundër Moskës mund të hiqen, vetëm nëse ajo tërhiqet nga Krimeja dhe ndalon së mbështeturi separatistët në lindje të Ukrainës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne