“Po nëpërkëmben ndjenjat tona shpirtërore”/ At Spiro Katundi kërkon hapjen e Kishave

Prifti Orthodhoks At Spiro Katundi, ka bërë thirrje që të hapen kishat për besimtarët pas mbylljes nga pandemia.

Ai shkruan se nuk mund të lejojmë të nëpërkĕmben ndjenjat tona shpirtërore, të besimit tonë, të familjeve, fëmijëve dhe të afërmve tanë, për të vazhduar një gjëndje të tillë shpirtërore që asnjë sistem deri më sot nuk ja ka bërë njerëzimit.

“Të dashur motra dhe vëllezër!
Ne jemi besimtarë, dhe si njerëz të përgjegjshëm duam të vemë në dukje moralin tonë të Krishterë Orthodhoks. Ne si besimtarë kërkojmë që në këtë kohë, të mos luhet me ndjenjat njerëzore, me ndershërinë, me edukatën dhe kulturën tonë të Krisherë. Nĕ radhë të parë jemi njerëz, pavarësisht nga shkolla apo profesioni i secilit, familjarë apo jo familjarĕ. Ne nuk mund të lejojmë të nëpërkĕmben ndjenjat tona shpirtërore, të besimit tonë, të familjeve, fëmijëve dhe të afërmve tanë, për të vazhduar një gjëndje të tillë shpirtërore që asnjë sistem deri më sot nuk ja ka bërë njerëzimit. Edhe sistemet më të egra nuk kanë vepruar kështu me Kishat dhe me besimtarët, duke u tallur, e duke i hapur dhe mbyllur nga një apo dy orë sipas dëshirës të një X drejtuesi që kërkon të tregojë supermacinë e tij apo të padronëve të tij. Sëmundjet dhe virozat i takojnë mjekësisë dhe vetë personave për ti përballuar me maksimumin e përpjekjeve, me solidarizimin dhe ndihmën e të gjithëve, për të mos patur lëndime dhe humbje jete, të njerëzve dhe të dashurve tanë. Thjesht dhe pa u futur në hollësirat e kohĕs dhe trillimeve të tyre djallëzore, këkojmë hapjen e Kishave, për të cilat sot kemi më shumë se kurdo herë nevojë për praninë e Zotit tek ne, kthimin në normalitet të jetës liturgjike për besimtarët, vijimësinë e lutjeve tona normale, duke mos sjellë asnjë pengesë tjetër, duke mos na rekomanduar se ku do falemi dhe kur do falemi dhe si do falemi. Mjaft më ! Do të lutemi dhe do të festojmë në Kishat tona. Kisha duke qenë në lutje të vazhdueshme, është dhe do të jetë përkrah besimtarëve dhe gjithë njerëzve në nevojë, duke bërë të pamundurën për lehtësimin e vuajtjeve të tyre në çdo kohë. Pa hyrë në shpjegime të hollësishme apo teologjike se kush është për ne besimi dhe Kisha, këkojmë unanimisht dhe urgjentisht kthimin në normalitet dhe sa më parë të funksionit të saj për besimtarët. Zoti qoftë me ne, në çdo shtrëngicë të jetës. Amin.

LEXO EDHE:  “Skifterët” bëjnë kërdinë në Korçë/ Nuk kursejnë as kishat

NË KISHË DO TË FESTOJMË !

Alarm i madh Shqiptarë !
— Rini brenda, jemi në luftë mizore !
Foli pa pritur, Qeveria qëndrore,
— Dy metra larg, mos takoni bir as bija,
— Distancë, me të afërm e me komshija.

Na thanë dhe shëndetësorët :
— Do bëni ashtu, si thonë eprorët !
Çudi ! Kur thanë dhe udhëheqës botërorë,
— Mbyllni Kisha, e mos puthni Shenjtorë !?

Por.. të gjithë njerëzve me besim,
Ja mbushët zemrën, me dëshpërim !
— Si mos të vijë populli në Kishë,
Ti falet Krishtit, e Shën Marisë !?

Për Pashkë ?
Erdhëm pak.. por, fshehur në Kishĕ,
Sa morëm, Dritĕn e Shenjtë të Perëndisë !
Thamë : — me shpirt, ne do të falemi,
Të shporret, kjo e mallkuar Pandemi

Deri tani.. këta besimtarë duruan !
Pesëdhjetë ditë, në Kishë nuk shkuan,
Me gjithë fuqinë, i luten Qeverisë,
Të na hapet, Shtëpia e Perëndisë !

Këto ditë, dëgjuam vendime turpe !
Më parë se Kishat, do hapen klube !?..
A mendon mirë, moj Qeveri !
Nuk di : — A keni ju Perëndi !?

Kisha jonë, për shkak të Pandemisë,
Do ti japë, bekime gjithë njerëzisë,
Sot për Zotin, kemi nevojë më shumë,
Ju.. krahasoni Kishën, me Stadium !?

Për të hequr frikën nga Pandemia,
Do vijmë në Kishë, tek Perëndia,
Me lutjet tona, virusin ta luftojmë,
Shenjtorët dhe Engjëjt, do na mbrojnë !

Ne.. me shpirt, i lutemi Zotit,
Për shëndetin, e gjithë popullit,
Dhe vërtet .. si besimtarë të lirë,
Rregullat, dimë ti zbatojmë mirë !

Por tani .. çdo gjë, ka një limit,
“PASHKA E NGJALLJES”, na iku këtë vit !
Nga sot e tutje, ju njoftojmë :
“NGJITJEN NË QIELL”, në Kishë do festojmë !

Kush të dojë, të vijë të inspektojë,
Eshtë i ftuar, bashkë me ne të gëzojë,
Për rregullat !? Ai që ka merak, apo hall !..
Ne do ta bekojmë.. dhe urojmë :
“KRISHTI U NGJALL” !

JU URON BEKIME !
Ikonom At. SPIRO KATUNDI
EPITROPIA E KISHËS “ANALIPSI”
( Ristozit )
MBORJE — KORÇË
Maj 2020

/cna

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne