Po përpiqej të lidhte internetin, humb jetën tragjikisht 42-vjecari në Tiranë

Një 42 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Fushë Mëzez të Tiranës. Sipas policisë, A. Z duke u përpjekur të lidhë internetin në banesë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka ndërruar jetë.

“Më datë 05.09.2018, rreth orës 14:10, në Fushë Mëzez, shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne