Po punonin në gurore, tritoli i merr jetën një punëtori në Krujë, një tjetër plagoset rëndë në kokë

Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur nga shpërthimi i tritolit në një gurore të Krujës.

Asllan Jaupaj është personi i cili humbi jetën sot pas shpërthimit të tritolit në guroren në Nikël të Krujës.

I plagosuri është Gani Demnushi, 48 vjeç, që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Demnushi ka plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne