“Po vdes mama, s’mund të marr frymë”, dalin mesazhet prekëse të vajzës vietnameze, viktimë e kamionit në Angli

Një lajm i rëndë tronditi mbarë botën, dy ditë më parë, pasi në një kamion u gjetën 39 persona të vdekur. Midis tyre ishte dhe një grua vietnameze, e cila vdiq në pjesën e pasme të kamionit. Ajo i shkruante mesazhe nënës së saj, duke i thënë se po vdiste, pasi nuk mund të merrte frymë.

Familja e Pham Thi Tra My kanë bërë apel për ndihmë pas mesazheve shqetësuese të vajzës së tyre, e cila u tha prindërve se ishte duke vdekur, pasi nuk mund të merrte dot frymë në kamionin që ishte duke udhëtuar nga Belgjika për në Britani.

Sipas Metro, vajza vietnameze mendohet të jetë në mesin e tetë grave dhe 31 burrave që u zbuluan të vdekur brenda konteinerit të kamionit mëngjesin e së mërkurës në Angli.

Pham Thi Tra i shkruan nënës së saj: “Më vjen keq mama. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka pasur sukses. Mama, të dua shumë. Po vdes sepse nuk mund të marr frymë”.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të mërkurës në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit. Tanimë autoritetet britanike po punojnë për identifikimin e “pasagjerëve”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne