Shqiperia

Pogradec, AKU bllokon rreth 1 ton mish jashtë kushteve higjeno – sanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka konfiskuar në Pogradec afërsisht 1 ton mish (860 kg mish vici, lope dhe 35 kg të brendshme) për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti ilegal gjithashtu subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Iljaz Mancellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Produkte të bllokuara, 9 karkasa vici me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës ( si 42 çengela, një thikë dhe një sopatë), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit. Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

OPINIONE