Pogradec: Përleshje me grabitësit, prangoset njëri

 

Mbrëmjen e djeshme një 37-vjeçar në fshatin Rëmenj të Pogradecit ka mbetur i plagosur gjatë një përleshje me grabitësit, që ishin futur në vilën e tij.

Grabitësit janë kapur nga pronari në katin e dytë të vilës dhe më pas janë përleshur, ndërkohë fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë. Njëri nga grabitësit 42-vjeçari Erjon Ibi, është vënë në pranga pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Ndërkohë grabitësit tjetër, ka mundur të largohet para mbërritjes së policisë. 42-vjeçari Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne