Poli i tretë drejt formimit/ Takim Duka-Blushi-Shehi

Ben Blushi i LIBRA-s, Agron Duka i PAA, dhe Dashamir Shehi i LZHK kanë drekuar sot në një restorant pranë një qëndre tregtare në kryeqytet.

Takimi vjen pas disa qëndrimeve dhe artikulimeve publike se vendit i nevojitet një pol i tretë politik pas marrëveshjes dhe pazarit Rama-Basha.

Agron Duka disa ditë më parë duke folur për mediat pranoi se ishte duke lëvizur në drejtim të një platforme e cila do të sillte pas disa negociatash bashkimin e disa faktorëve parlamentar dhe jo parlamentar në një front të vetëm politik.

Mësohet se në këtë front do të bashkohen edhe shumë eksponentë me peshë politike në vend, të cilët nuk pranojnë situatën aktuale dhe kërkojnë një qasje tjetër ndaj zhvillimeve ekonomike, politike dhe shoqërorë të Shqipërisë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne