Policët rrahin barbarisht të burgosurin në Fushë-Krujë: Ne jemi të pafuqishëm, e mbajnë në birucë

Dhuna në burgje vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha në Shqipëri për të gjithë ata që vuajnë dënimin në këto institucione.

Një denoncim nga një i afërm i një të dënuari në burgun e Fushë-Krujës ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Sipas tij, i afërmi i tij është dhunuar nga disa efektivë policie në burgun e Fushë-Krujës, ku ai përmend shefin e regjimit të burgut Fatmir Kacelin, shefin e sigurisë së ulët, dhe grupin e gatshëm të institucionit.

I dënuari ka dërguar një letër të afërmit të tij ku shkruan se do të hedhë në gjyq personat të cilët e kanë dhunuar.

Në letër shkruhet: “Unë i dënuari Miran Tica dua të hedh në gjyq shefin e regjimit Fatmir Kacelin dhe shefin e sigurisë së ulët, si dhe të gatshmit që më kanë dhunuar në datat 28 dhe 29 shtator, këtu në burgun e Fushë-Krujës.”

Gjatë komunikimit me redaksinë tonë i afërmi i të dënuarit thotë se familja e tij është e varfër dhe se nuk kanë fuqi ta ndjekin.

I afërmi shkruan: “Mirdita! Kam njeriun tim ne burg është rrahur barbarisht nga shefat e burgut pa asnje justifikim….. është në burgun e Fushë Krujës.

Është i akuzuar per vrasje ka qen ne burgun e Peqinit dhe ka 3 javë që e kanë sjellë në Fushë Krujë….. 3 javë të gjithë i kanë sistemuar për dhoma këtë e kanë lënë në birucë, mbrëmë në dark vonë e kanë rrahur barbarisht dy shefa të burgut emri të cilit është shkruar vetë nga i burgosuri. Ju lutem ne jemi të pafuqishëm hidheni”
/JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne