Policët te Teatri Kombëtar, Kalaja: Veliaj po provokon në mënyrë shumë të rëndë!

Aktivistja e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja, ka dënuar edhe njëherë provokimin e rëndë që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, bëri edhe këtë pasdite, duke vendosur në derën e Teatrit Kombëtar me forca të shumta policie, një letër ku u kujtonte artistëve se tashmë Teatri është i Bashkisë

‘Kjo është një letër e zakonshme e cila përveçse ka të shkruar të lirohet teatri nuk vlen për asgjë, sepse pushteti i kriminalizuar na quan zaptues. Por kjo letër nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as motivet e policisë bashkiake që shkel ligjin.

Kryetari i Bashkisë Tiranë është në shkelje të plotë më ligjin dhe provokon në mënyrë shumë të rëndë’/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne